Dogana e Kosovës ka njoftuar të premten se ka parandaluar futjen ilegale të mbi 35 mijë eurove nga pikë-kalimi kufitar në Vërmicë.
Sipas njoftimit, gjatë pyetjes zyrtare drejtuesi i automjetit ka mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim.
Tutje thuhet se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në pesë pjesë.
“Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas Doganës, ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, “duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”.
/TV Malisheva