Është koha të rriteni! Femrave u pëlqejnë meshkujt e pjekur e të matur, e jo ata të cilët ende kanë sjellje të fëmijëve.
Shumë femra thonë se kanë pasur lidhje ku janë ndjerë se kanë për partner një djalë, e jo një burrë i cili ka qenë aty për to.
Por, çfarë e bën mashkullin një “burrë të vërtetë”?
Kjo është përgjigja!
Vishuni ndryshe
Një burrë i vërtetë dinë si të vishet për çdo rast, dhe nuk do të vesh diçka që nuk i përshtatet moshës, karakterit apo ngjarjes që merr pjesë. Gjithashtu, mashkulli i vërtetë nuk frikësohet të vishet kat dhe të vendos kravatë përreth qafës.
Vetëbesimi
E dëshmuar edhe shkencërisht – besoni në veten dhe tjerët do besojnë në ju.
Stili i flokëve dhe mjekra
Burri asnjëherë nuk e neglizhon veten, por djemtë e bëjnë këtë. Andaj, domosdoshmërish kujdesuni për flokët dhe mjekrën për të pasur tërë kohën një pamje sa më të mirë.
Komplimentet
Nëse dëshironi të lini gjithmonë përshtypje të mirë te partnerja, atëherë duhet të dini se kur ajo ka nevojë për komplimente.
Hapni sytë
Kur jeni me gruan që e dashuroni, hapni mirë sytë. Shikojeni dhe komentojeni secilën gjë të re në trupin apo stilin e saj.
Respektojeni kohën e tjerëve
Një nga shenjat që tregojnë se jeni rritur vërtet është kur nuk vonoheni më dhe filloni ta respektoni kohën tuaj dhe të tjerëve.
Mendoni të ardhmen
Nëse jetoni vetëm për sot, atëherë normalisht se nuk do të keni shumë sukses. Por, nëse jeni të aftë të mendoni të ardhmen, me siguri se do të keni sukses.
Nëse e vëren se jeni burrë që mendon për të ardhmen, padyshim se do të dëshirojë ta ndajë të ardhmen e saj me ju.
/TV Malisheva