Nesër më 20 nëntor shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Kosovën.
Stoltenberg pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Osmanin, do të ketë konferencë për media.
Kjo u bë e ditur nga Zyra për Media e NATO-s.
Më 20 nëntor, “Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin”.
“Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’ju adresohet trupave”.
“Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, tha NATO-ja në njoftim.
/TV Malisheva