Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbaj mot pothuajse i ngjashëm me javën që lamë pas.

Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm.

Sot do të mbaj mot diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes , veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/TV Malisheva

Share.