Vetëm në gjuhën shqipe era quhet erë, nga ku prej aty kemi edhe fjalën “ajër” , është folja e dialektit Geg: â = âshtë, oshtê, është, – e cila sjell këtë fjalë në dukje latine apo greke (â’era = ajër).
Ajo që vlen të përmendet, është se në mozaik shohim të shkruar pastër në gjuhën shqipe emrin e perëndeshës ‘Hera’ plus Zeusin/Diell aty. – Duke patur parasysh se në gjuhën e stisur greke shkronja “H = I/ i (ita)” dhe nuk lexohet në asnjë rast të vetëm: ‘H = H’
Këtë emërtim të lashtë sa vet jeta, gjuha greke do e lexonte: “ΗΕΡΑ – IERA; JERA” (IRA) dhe jo Hera siç dihet e njihet botërisht emërtimi i kësaj perëndeshe Pellazge.
Kjo ishte dashuria e parë e Diellit rrezeve të arta zeusiane në kontaktin e parë me Erën – “dashuria e parë e kësaj bote” shpërndarësja e farës dritë – {drith} mbi tokën arë.
Pra, në gjuhën shqipe kemi foljen *Dua” prej së cilës përftojmë, të Dua të Duash + Erë = Dashuri = Dëshirë, ndaj në gjuhën greke ende gjejmë fjalën shqipe: Era -Erota = Dashuri. Fjala “dashuri” është krejt e pastër shqipe – Duke llogaritur këtu se në gjuhen shqipe fjala ‘Urë’ ka kuptimin e lidhjes; URE, ashtu si urat që lidhin dy brigjet midis një lugine, lumi etj; po ashtu kemi edhe shprehjen (urat e zjarrit) etj,
Ps: Krejt bota Zeusin e quan ZEUS, vetëm gjuha e fabrikuar greke Zeusit i thotë ‘Zefs’ – sërish shumë larg origjinës, kuptimit me të parë: Xê > Zë = Dritë dhe jetë – Zot.
/TV Malisheva