Unë jam arvanit, le t’i themi me guxim e paturpësi secilit që bën edhe aludimin më të vogël për ne.
UNË JAM ARVANITIS, pasardhës i Heronjve të shekullit XXI, krijues i Greqisë moderne dhe kulturës së saj popullore!
UNË JAM ARVANIT dhe krenohem për këtë, pas një fjale dijeje dhe një fjale të nuancuar. Greqinë nuk e gjeta të lirë për ta shfrytëzuar, por luftova, sakrifikova dhe derdha gjakun tim që ju ta gjeni të lirë dhe ta shfrytëzoni. Ndaj nuk duroj të më pyesësh se çfarë jam dhe nga kam ardhur, por kërkoj të di se kush je ti që nuk e njeh historinë e këtij vendi dhe nga ke ardhur!
UNË JAM ARVANIT dhe nuk duroj të më jepen mësime patriotizmi, sepse arvanitasit i përkasin atyre që kanë dhënë mësime praktike atdhedashurie dhe nuk u ofrohen nxënës mësuesve të këqij!
UNË JAM ARVANIT dhe flas gjuhën e zotave dhe heronjve dhe nuk duroj të ofendohet, nënçmohet apo edhe të ndalohet.
UNË JAM ARVANIT dhe krenohem për origjinën time, sepse i njoh paraardhësit e mi dhe e di ende se “për të vërtetuar që je grek, mjafton të provosh që je arvanitas”.
UNË JAM ARVANIT dhe nuk kam pse t’i jap arsye askujt për atë që thonë, për ato që përhapin apo për atë që të tjerët, brenda apo jashtë Greqisë, mbështesin për arvanitasit! Vetë historia përgjigjet për ta.
(A.K.)
/TV Malisheva