Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga 1 janari 2024 do të fillon me një shërbim të ri lehtësues dhe i domosdoshëm për pacientët.

Siç thuhet në njoftimin e bërë për media të gjitha vizitat specialistike, bërja e analizave apo marrja e shërbimeve radiologjike apo ekzaminimet tjera do të bëhen vetëm me termine.

“Në këtë mënyrë pacienti do ta ketë të përcaktuar orën e saktë të vizitës apo shërbimit që do të merë. Terminët për vizita do të mundësohen të bëhen përmes thirrjes telefonike nga pacienti me qëllimin që të mos detyrohet të vije për termin e pastaj edhe për vizitë apo të pres në hollët e Spitalit. Normalisht se terminët do të mund të bëhen edhe direkt tek sporteli në objektin e Ambulancave Specialistike. Natyrisht që për vizita specialistike, bërjen e analizave apo ekzaminimeve grafike, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku i Mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

Spitali i Pejës shton tutje se “Avancimin e shërbimeve e shohim detyrë tonën në shërbim ndaj pacientëve dhe qytetarëve”.

/TV Malisheva

Share.