Në orët e hershme të mëngjesit, flakët e zjarrit e kanë përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Raportohet se dy zyre janë përfshirë nga flakët, duke lënë shkrumb dhe hi ambientin e tyre.

Ky institut është nën menaxhimin dhe kontrollimin e Ministrisë së Drejtësisë. Nuk është hera parë që dukuri të tilla janë duke e shoqëruar atë. Skandali më i madh që lidhet me punën e këtij instituti kishte ndodhur para pak kohe kur ishin zhdukur mostrat e vdekjes së Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë së Mjekësisë Ligjore.

Më vonë u raportua se disa prej tyre ishin gjetur, por pa saktësuar se për çka bëhet fjalë. Atëbotë Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte quajtur këtë akt si të organizuar dhe orkestruar nga dikush tjetër me qëllim që ta dëmtonin atë politikisht. Por pa pranuar të marrë përgjegjësi personale për atë skandal, sidomos kur dihet fakti se kjo agjenci qeveritare është drejtpërdrejtë nën Ministrinë që ajo e drejton.

Kurse në muajin mars po ashtu ishte raportuar për një zjarr tjetër që kishte shpërthyer në zyrat e këtij Instituti.

Siç dihet ndër detyrat bazike të Departamentit të Mjekësisë Ligjore përfshijnë, mirëpo nuk kufizohen në mbajtjen e të drejtës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore për organet publike, për të udhëhequr hetimet mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, për të kryer ekshumime (zhvarrosje), për të kryer inspektime post-mortem(pas vdekjes) dhe autopsi, ekzaminimin e viktimave që kanë pësuar nga veprat penale kundër jetës dhe trupit, përcaktimin e seksit (gjinisë), racës, gjatësisë, moshës, dhe shkakun e vdekjes të mbetjeve mortore të një personi të pa identifikuar kurdoherë që është e mundur, kryerjen e autopsisë dhe/ose profilit antropologjiko biologjik dhe lëshon raport të autopsis në raste të zbulimit të mbetjeve mortore, mbajtjen e të drejtës eksluzive për koordiniminin dhe udhëheqjen e ekzaminimeve klinike për viktima, dëshmitar dhe autorët e mundshëm(supozuar) të krimit kundër integritetit seksual, kërkimin e dokumenteve mjekësore që kanë të bëjnë me viktimën dhe/ose pandehurin për krimet kundër jetës dhe trupit, mbledh ose ekzaminon dëshmitë e gjetura nga viktimat, dëshmitarët, apo të pandehurit e krimeve kundër integritetit seksual dhe veprave penale kundër jetës dhe trupit, bazuar në Kodin Penal të Kosovës. Pra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore, ruhen provat e vdekjeve të dyshimta, vrasjeve apo raste të tjera që janë nën hetim.

Prandaj, këto zjarre të kohëpaskohshëm, deshëm apo nuk deshëm kanë implikime tjera, sepse ato e cenojnë dhe dëmtojnë drejtpërdrejtë punën e tij dhe organeve tjera shtetërore që janë të lidhura me të. Ato nuk guxojnë të kalojë pas pasoje dhe përgjegjësi politike. Arsyetimet se dikush po komploton kundër pushtetit nuk vlejnë.

/TV Malisheva

Share.