Se menaxhimi i mbeturinave paraqet një sfidë në Republikën e Kosovës, dëshmohet edhe nga këto foto të atypëratyshme të shkrepura në Lagjen Arbëria në  Prishtinë. Kjo sasi e madhe e tyre paraqet kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve të kësaj lagje. Shto këtu faktin se gjatë gjithë kohës vërehen dhe brejtës duke “vallëzuar” mbi to, ashtu edhe siç thotë një fjalë e urtë popullore “kur mungojnë macet, minjtë hedhin valle”.

Gjendja jo e mirë në këtë  sektor është  potencuar disa herë në shumë raporte si zyrtare ashtu edhe në hulumtimet e ndryshme që organizatat e ndryshme joqeveritare kanë  hartuar për këtë temë .

No description available.

Deri më tani Republika e Kosovës ka miratuar disa ligje dhe strategji me qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave. Në  këtë  drejtim vlen të  ceket se menaxhimi i mbeturinave është  i rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-060 për Mbeturina, respektivisht me Ligjin Nr. 08/L-071 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-060 për Mbeturina. Ky ligj ka për qëllim evitimin dhe reduktimin sa më të madh të gjenerimit të mbeturinave, ripërdorimin e komponentëve të përdorshëm nga mbeturinat, zhvillimi i qëndrueshëm përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së resurseve natyrore, parandalimi i ndikimeve negative të mbeturinave në mjedis dhe shëndetin e njeriut, si dhe deponimi përfundimtar i mbeturinave në mënyrë të pranueshme mjedisore. Gjithashtu janë të miratuara edhe mbi 30 Udhëzime Administrative që e kanë bazën në këtë ligj.

Po ashtu, planifikimi dhe menaxhimi i mbeturinave është i rregulluar edhe me dokumente strategjike siç janë: Ø Strategjia (2021-2030) dhe Plani i Veprimit (2021-2023) për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave në Kosovë; Ø Planet komunale për menaxhimin e mbeturinave; Ø Rregulloret komunale për menaxhimin e mbeturinave. Ø Planeve për menaxhimin e mbeturinave nga zotëruesit e mbeturinave; Ø Planet për menaxhimin e mbeturinave nga personat e licencuar, etj.

Mirëpo, edhe përkundur kësaj infrastrukture ligjore dhe formale, përsëri sipas Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit, Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të menaxhimit efikas të mbeturinave. Gjenerimi i mbeturinave për kokë banori, është vlerësuar të jetë 251 kg/banorë/vit. Përkundër angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve qendrore, komunave dhe donatorëve, deponitë ilegale vazhdojnë të jenë sfidë e këtij sektori. Aktivitetet për ndarjen në burim, trajtimin, riciklimin e mbeturinave dhe aspektet tjera që ndërlidhen me ekonominë qarkore, ende janë në një shkallë të ulët, thuhet në  këtë  raport

Një situatë aspak të  mirë  në këtë aspekt e kishte përshkruar edhe Raporti i Menaxhimit të  Mbetruniave Komunale. Në  kë të  raort thuhet, se sa i përket ofrimit të infrastrukturës së komunave për të trajtuar mbeturinat e veçanta, siç janë ato shtazore, mjekësore, mbeturinat e ndërtimit dhe ato të vëllimshme, bazuar në raportet e mbledhura dhe pas analizimit të PKMM-ve është vlerësuar se komunat qëndrojnë keq në këtë drejtim. Po ashtu, edhe sa i përket iniciativave për ndarjen e mbeturinave në burim komunat nuk kane shënuar ndonjë progres të rëndësishëm.

Duhet të theksojmë që menaxhimi i mbeturinave komunale padyshim mbetet një sfidë për vendin dhe komunat, andaj kërkohet një inkurajim dhe përkushtim më të madhe në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave. Duhet të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me nivelin qendrorë dhe ndërkomunal, duhet të shtohet bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm, në mënyrë që të rriten investimet dhe të realizohen projekte të qëndrueshme në menaxhimin e mbeturinave.

 

Por deri sa vazhdon thirrje të tilla për domosdoshmërinë e shtimit te efikasitetit, pamje sikur këto mund te hasen edhe në pjesë tjera të Kryeqytetit. Natyrisht e tëra kjo mes spektaklit për “mega-investimet” nga pushteti komunal në qytetin e Prishtinës. E deri sa vazhdon kjo politikë  e “investimeve”, qytetarëve nuk mbetet tjetër pos të jetojnë, marrin frymë  dhe ecin në mes të mbeturinave. Por, kuptohet që edhe këta të  fundit kanë  përgjegjësi për këtë gjendje.

/TV Malisheva

Share.