Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.
Pas takimit, Osmani ka bërë ndarjen e “Çmimit për Guxim-Vasfije” për Shukri Gërxhaliun.
Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj.
/TV Malisheva