Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar të gjithë ata intelektualë e atdhetarë që tejkaluan barrierat e kohës, duke u bërë bashkë në thirrjen kombëtare për të vënë në dritë të shkruarit e gjuhës shqipe, pra alfabetin shqip.
Postimi i plotë:
“Kongresi i Manastirit, punimet e të cilit u mbyllën më 22 nëntor 1908, ku elita patriotike, intelektuale dhe atdhetare e kombit u mblodh dhe unifikoi alfabetin shqip, është një ngjarje me karakter kombëtar të jashtëzakonshëm dhe një kthesë përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve në rangun e qytetërimit perëndimor.
Me rastin e shënimit të 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit, kujtojmë me nderim të gjithë ata intelektualë e atdhetarë që tejkaluan barrierat e kohës, duke u bërë bashkë në thirrjen kombëtare për të vënë në dritë të shkruarit e gjuhës shqipe, e cila e ka mbajtur të bashkuar popullin shqiptar për shekuj me radhë.
Urime Dita e Alfabetit”, shkruhet në postimin e kësaj partie në Facebook!
/TV Malisheva