Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligjin për Shpronësim të Pronës së Paluajtshme.
Sipas ministrit të Finanvcave, Hekuran Murati ky projektligj është hartuar në bazë të standardeve evropiane.
“Për përgatitjen e këtij projektligji janë konsultuar ekspertë, shoqërisë civile… dhe është konstatuar se në ligjin ekzistues ka shumë mangësi, prandaj ka qenë i domosdoshëm hartimi i të riut ku janë përfshirë edhe institucione nga Kosova dhe përfaqësues të OSBE-së”, është shprehur Murati.
Më tej janë miratuar edhe tri vendime për shpronësim të pronave me interes publik. Njëra është ajo për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, ajo për parkun arkeologjik “Ulpiana” dhe për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, segmenti Struzhë – kyçje në autostradën “Ibrahim Rugova”.
/TV Malisheva