Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë kësaj ishte për vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka folur sot për situatën e sigurisë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në përgjithësi në rajon.
Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg tha se ka ardhur koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan dhe se sipas tij ky rajon është me rëndësi strategjike për NATO-n.
Ai para mediave duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë tha se nuk sheh rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi aleat të NATO-s në rajon.
“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vend aleat të NATO-s në këtë regjion. Çka shohim është rritje e tensioneve veçanërisht në Kosovë dhe po ashtu në Bosnjë, por nuk shohim ndonjë kërcënim direkt ushtarak”, tha ai.
/TV Malisheva