Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas rënies së borës së parë për këtë sezon vjeshtor ka njoftuar se po kujdesen që rrugët të jenë të qarkullueshme për të gjithë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.
“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi”, ka shkruar Rama.
/TV Malisheva