Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar lidhur me gjendjen ekonomike në vend dhe kushtet e punëtorëve.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se 349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit, 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën.
“349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, dy javë më parë Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023.
/TV Malisheva