Edhe pse ka një angazhim nga ana e prindërve për të rritur fëmijët e tyre me vlera morale, mund të ndodhë që edukimi i fëmijës të marrë një drejtim krejtësisht të papritur.
Prindërit nuk janë të vetmit që ndikojnë mbi fëmijë, ka edhe faktorë të tjerë të jashtëm, duke përfshirë vetë shoqërinë.
Shoqëria ka një ndikim të madh në jetën e të gjithëve dhe në veçanti në jetën e fëmijëve: në një periudhë konfuzioni, humbjeje të vlerave të përgjithshme, është shumë e lehtë për ata të bien në kurthin e antivlerave.
Nuk duhet të humbim shpresën nëse fëmija ynë nuk dëshmon se ka parime morale (do të ketë kohë dhe shans të dytë për t’i zhvilluar ato), por as nuk duhet të qëndroni duarlidhur: kjo është ajo që ju duhet të bëni në varësi të sjelljes së treguar.
Sipas psikologëve, ka 5 ‘sinjale’ që sugjerojnë se diçka ka shkuar keq në edukim dhe se fëmija po kalon një periudhë krize.
Ja si t’i trajtoni këto situata të pakëndshme:
Është i dhunshëm
Pse e bën këtë?
Kur një fëmijë është i dhunshëm, ai nuk e bën atë që të shkaktojë dhimbje, por të shfryjë një zemërim të brendshëm që ndryshe nuk do të mund ta shprehte. Qëllimi është për të kuptuar se çfarë ia shkakton zemërimin.
Si të ndërhyni?
Arsyet për dhunën e tij/saj duhet të identifikohen. Mund të ndodhë që në disa raste ti ke qenë shumë i rreptë me të, ose ai ka qenë dëshmitar (ose vuajtur) ndaj akteve të dhunës midis njerëzve.
Nëse e bën këtë, është sepse ai e mashtron veten që mund të zgjidhë një situatë me arrogancë dhe dhunë. Prandaj duhet të keni durimin për t’i mësuar metodat alternative për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur në çdo mënyrë shfaqjen e dhunës.
Nuk ndjen faj
Pse e bën këtë?
Kur fëmija nuk ndihet fajtor për një veprim të caktuar, problemi është ndoshta se ai nuk e merr seriozisht personin nga i cili vjen dënimi apo vërejtja.
Bërja nga prindërit që fëmijët të ndiejnë autoritetin e prindërve të tyre mbetet shumë e rëndësishme, edhe pse nuk duhet të krijohet një çekuilibër i tepruar.
Si të ndërhyni?
Para së gjithash është e rëndësishme të rimarrësh rolin e edukatorit: nëse në të kaluarën ke kundërshtuar veten, në kuptimin që ke vendosur një ndëshkim dhe pastaj je i pari që nuk e respekton atë, kujdesuni që të jeni më të qëndrueshëm.
Fëmija duhet të jetë i vetëdijshëm se jeni njeri i fjalës dhe nuk duhet të mbështetet në faktin që ka shumë të ngjarë që nuk do ta praktikoni atë që po thoni me fjalë.