Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

Ciklonet vazhdojnë të depërtojnë përgjatë kontinentit evropian edhe ditëve të fundit të nëntorit, që edhe do të kushtëzojnë mot më të ndryshueshëm mbi vend.

Nuk mungojnë as intervale me diell ditën e hënë, por që mbetet ende ftohtë, me temperatura ngrirëse orëve të mëngjesit deri në -8C.

Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Cilësia e ajrit vetëm se vazhdon të përkeqësohet në këto temperaturat të ulëta dhe me qetësimin e erërave, ndotësit ajror do të jenë më të rritur.

Indeksi do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, sidomos orëve të mbrëmjes.

/TV Malisheva

 

Share.