Dy të testuar nga Malisheva rezultuan negativ
Edhe dita e sotme në Komunën e Malishevës, ka kaluar pa asnjë rast të prekur me COVID-19, ndërsa dy persona janë testuar dhe kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga 76 raste të prekur me COVID-19, 57 janë shëruar, një ka pësuar me fatalitet dhe 18 persona janë në shërim e sipër, gjendja e të cilëve është stabile.

Share.