Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi është arrestuar në protestën e sotme.
Protestuesit kanë hedhur gazlotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.
Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja dhe veteranët e OVL-UÇK’së ka eskaluar në dhunë.
Kjo, pasi që protestuesit kanë hedhur gazlotsjellës në rrugën “Agim Ramadani”.
Gazeta Insajderi sjell video nga protesta.
Policia ka ndërhyrë duke arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe anëtarin tjetër, Nol Nushin.
/TV Malisheva