Gjashtë aktivistë të Partisë Socialdemokrate u arrestuan nga Policia e Kosovës, pas protestës e cila po vazhdon të zhvillohet pranë hotelit ku ndodhet kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ektarina Trendafilova.
Për arrestimin e aktivistëve të PSD-së ka reaguar edhe Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se “krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime”.
Protestuesit kanë hedhur gaz-lotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.
Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja dhe veteranët e OVL-UÇK’së ka eskaluar në dhunë.
/TV Malisheva