Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e Liridona Murselit mbrëmjen e së mërkurës.
Siç njofton policia, tashmë e ndjera derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është ka qëlluar me armë zjarri.
“Raportohet se viktima femër nga Kosova, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull nga Kosova, i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësitë relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.
/TV Malisheva