Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të suksesshëm .
Burime të TV Arbërisë bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.
Bazuar në disa pamje të siguruara nga TV Arbëria, kjo lagje vazhdon të jetë e rrethuar nga forcat e shtuara të Policisë së Kosovës.
Raportohet se i njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.
Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.
/TV Malisheva