Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Therandë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të enjten në Prishtinë.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në lagjen Arbëria, e njohur si “Dragodan”.
Dukagjin Gashi, njëri nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur është vrarë nga Policia e Kosovës. Dy të tjerë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli, janë arrestuar.
Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi është arratisur.
Siç mëson Paparaci, njësitet policore dyshojnë se i arratisuri mund të jetë fshehur në lagjen Arbëria. Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.
/TV Malisheva