Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë aksionit të ditës së sotme është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, të kryer ditë më parë në një argjendari në Therandë.
Në njoftimin për media, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.
Tutje thuhet se gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.
Postimi i plotë i Policisë:
/TV Malisheva