Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është pritur në një takim dypalësh nga Ministri i Jashtëm i Senegalit, Ismaila Madior Fall.
Gërvalla falënderoi homologun e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar nga Senegali për Kosovën.
Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, përderisa shprehën përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për zgjerimin e këtij bashkëpunimi ndërshtetëror në fushat e interesit reciprok.
“Me qëllimin e konkretizimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike dhe programe të veçanta, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Madior FALL u dakorduan për caktimin e datës për konsultimet politike në mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Në fund të takimit, Gërvalla ftoi ministrin Madior Fall për vizitë në Kosovë, propozim ky që u mirëprit nga homologu i saj.

Postimi i plotë:

/TV Malisheva

Share.