Policia realizoi një aksion të madh për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që ndodhi javën e kaluar në një argjendari në Therandë.

Por, jo gjithçka shkoi si u planifikua. Policia u sulmua me armë nga të dyshuarit, ku për pasojë një prej tyre mbeti i vrarë dhe një polic u plagos.

Lidhur me atë se si u krye operacioni policor në kapje të grabitësve të dyshuar, foli njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi në Klan Kosova.

/TV Malisheva

Share.