Pas operacionit të kryer në Dallas të SHBA-ve, Eden Hazard duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe ka nisur stërvitjet.

Sipas gazetës spanjolle AS, Hazard ka filluar stërvitjet, natyrisht me nivel të ulët, ku ka kryer vrapime dhe ka pasur kontakte me topin.

Ai pritet të riaftësohet në javët në vijim, ku do të jetë gati për ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ky është një lajm vërtetë i mirë për trajnerin Zinedine Zidane, pasi do të ketë shumë nevojë për belgun, pasi pritet të luhet me në një kalendar shumë të ngjeshur.

Vetë fizioterapisti i fantazistit Hazard u shpreh mjaft optimist për ecurinë e rikuperimit të Hazard dhe deklaroi se shumë shpejt mund të kryejë seanca të plota stërvitore.

La Liga është një tjetër kampionat që pritet të rinisë dhe Zinedine Zidane tashmë do të ketë një alternative me shumë në repartin e avancuar. /Tv Malisheva

Share.