Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e diel në Vushtrri.

Policia njofton se dy persona të panjohur kanë sulmuar një qytetar, duke ia marrë paratë dhe telefonin, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull nga Kosova ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marrë telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.

/TV Malisheva

Share.