Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të kap dy persona të dyshuar në Leposaviq, të cilët kishin kaluar ileaglisht kufirin Serbi-Kosovë.

Sipas të dhënave, të njejtit me një veturë kanë kaluar nga Serbia në Kosovë. Me vendimin e prokurorit ata janë liruar.

Njoftimi i plotë:

Koshuticë, Leposaviq 04.12.2023-14:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-republika e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/TV Malisheva

Share.