Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kritikuar partinë në pushtet, pra Lëvizjen Vetëvendosje, për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i pranuar në parim nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se zyrtarë të lartë të VV-së, po e mbrojnë draft-statutin e Asociacionit para publikut, por, ka shtuar, publiku nuk e ka parë dokumentin.

Prandaj ka pyetur ajo, “nëse qenka për t’u mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur?”.

Tahiri: Nëse drafti i Asociacionit qenka për t’u mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehur!?

/TV Malisheva

Share.