Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetet që i takojnë zonës së Shëngenit.

Por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.

Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm.Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

 

/TV Malisheva

Share.