Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2029/30 do të luhet në Abu Dhabi si pjesë e kontratës së re gjashtëvjeçare të UEFA-s me atë vend të pasur me vlerë 2.2 miliardë euro, shkruan OK Diario spanjolle.
Kjo marrëveshje me Emiratet është një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës lidhur me projektin e Superligës, i cili pritet së shpejti në Luksemburg dhe do të jetë i vlefshëm nga sezoni i ardhshëm.
Vendimi duhet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Paris më 7 shkurt përpara shortit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.
Njeriu kryesor për ekzekutimin e projektit nga ana e UEFA-s është zëvendëssekretari i përgjithshëm, Giorgio Marchetti i cili konsultohet me komitetin ekzekutiv për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë.
Sipas mediave spanjolle, UEFA do të shesë të drejtat për të gjitha garat e UEFA-s, duke përfshirë femrat dhe futsalin, për Lindjen e Mesme. /Telegrafi/
💥Así lo desveló @eduardoinda en su sección de exclusivas en @elchiringuitotv:
La UEFA firma un acuerdo de 2.400 millones con Abu Dabi y llevará una final de Champions antes de 2030https://t.co/Zy3xV8Z2un
— okdiario.com (@okdiario) November 28, 2023
/TV Malisheva