Dy ndeshjet e para të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll, Llapi e Malisheva i kanë kaluar me sukses.
Llapi ka shënuar fitore kundër Phoenixit, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 4:1.
Serinë e golave për Llapin e hapi Hamdi Namani, në minutën e 29-të.
Epërsinë në 2:0 e shtoi Elvir Gashijan, në minutën e 66-të, derisa më pas realizuan edhe Arbnor Ramadani (80′) dhe Mërgim Cërnavërni (84′).
Golin e vetëm për Phoenix-in e realizoi Enis Miranaj.
Ndërkohë skuadra tjetër, Malisheva ka kaluar në 1/8 e finales, pasi shënoi fitore me rezultat të ngushtë ndaj Kikës, 3:2.
/TV Malisheva