Arsyeja e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë mbetet ende mister ndërsa pistat janë të shumta. Ndërsa familja flet për një jetë të lumtur bashkëshortore prej 13 vitesh, gazetarja Evis Ahmeti tha në “Open” se në vitin 2019, çifti ka pasur një kërkesë për divorc por që më pas është anuluar.

“Në 2019, Shaban Murseli deklaroi se i biri është zhdukur disa kohë në Gjermani që përkon me kohën për kërkesën e divorcit. Se për çfarë e ka bërë kërkesën për divorc nuk dihet. Liridona ka 13 vite nuse. Ka shkuar dhe ka studiuar në Suedi për infermiere. Krahas kompanisë së pastrimit ajo punonte edhe në një biznes familjar. Njerëzit e afërt të Liridonës, familjarët e saj thonë se jetonin mirë, bënin pushime me shuma marramendëse”, tha ajo.

/TV Malisheva

Share.