Lupço Palevskit – Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, viteve të fundit ishte aktiv në disa media e politika.
Palevski kishte podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.
Një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të martën, më 23 nëntor.
Ditën e rrëmbimit të Zhezhovskit ai nuk bëri asnjë postim, ndërsa pas rrëmbimit të 14-vjeçares në disa raste ka shkruar se fëmijërinë e kishte kaluar pranë shkollës “Pestaloci”, e njëjta ku mësonte Vanja Gjorçevska.
Derisa vazhdonin kërkimet për Vanjën, në postimet e tij, i dyshuari për rrëmbimin dhe vrasjen e saj, përdorte gjuhë të urrejtjes dhe nacionalizëm ekstrem.
Lupço Paleskit ishte arrestuar me dyshimin se fshihej pas kanalit në Youtube “Nikola Tesla” ku në vitin 2017 ishin publikuar bisedat e përgjuara të politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe personazheve publike.
/TV Malisheva