Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit të bëhet kusht për Serbinë në rrugën për anëtarësim në BE, por shtoi se nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

“Së pari, të shohim se çka do të ndodhë, sepse ata nuk mund të injorojnë diçka që kanë diskutuar me mua. Pas secilës vizitë të tyre, edhe pas Ohrit, unë dola dhe thashë qartë çka pranojmë dhe çka nuk mund të pranojmë, sepse deklarata ime është edhe qëndrim i shtetit”, tha ai.

Vuçiç në NIN tha se u ka thënë deputetëve në parlamentn e Serbisë që nuk diskutohet për pranimin e Kosovës në OKB.

“I kam takuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët për këtë. Të gjithë e dinë”, shtoi Vuçiqi, mes tjerash.

/TV Malisheva

Share.