Policia e Kosovës në veri, sot ka shoqëruar për në stacionin policor, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
Elshani shtoi se i njëjti pas intervistimit është liruar, dhe i janë shqiptuar dy tiketa.
“E kemi shoqëruar deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.
Ndryshe Arsenijeviq në faqen e tij në Facebook, ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të tij nga ana e policisë./Telegrafi/
/TV Malisheva