Duke filluar nga sot gazetari i njohur, Ridvan Berisha është bërë pjesë e drejtimit të televizionit Arbëria TV.

Këtë lajm nëpërmjet një postimi në Facebook e ka bërë të ditur vetë drejtori i këtij televizioni, Qëndrim Kryeziu.

Gazetari Berisha ka një përvojë të gjatë në gazetari. Ai ka qene pjesë e Radio Televizionit të Kosovës si dhe ka moderuar për një kohë të gjatë debatet politike në këtë medium.

Profesionalizmi, arritjet dhe përvoja e tij shumëvjeçare në sferën e gazetarisë televizive do të jenë një vlerë e shtuar për mediumin Arbëria TV, i cili me një shpejtësi të jashtëzakonshme është duke depërtuar në tregun medial të hapësirës shqiptare.

/TV Malisheva

Share.