Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Kjo konferencë do të mbahet lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës, është bërë e ditur në njoftim.
Konferenca fillon në ora 10:00.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nesër, e premte, nga ora 10:00, do të mbajë konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për Krime të luftës. Konferenca do të mbahet, në objektin e Prokurorisë Speciale, kati 6, Rr. Luan Haradinaj.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
/TV Malisheva