Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë të ditur këtë të premte se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, do të jetë kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet që ët mbahen më 8 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BDI-së, njëherit Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, derisa ka bërë me dije se kryetari i kuvendit do të propozohet nga partnerët e koalicionit qeverisës, që më shumë gjasë do të jetë nga radhët e LSDM-së./Albanian Post/

 

Share.