Ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është frymëzim për të, pasi që ai e ka parë motivimin që e ka portugezi për të shënuar gola çdo ndeshje.

Erling Haaland ka qenë njëri ndër lojtarët më të komentuar gjatë sezonti 2019/20, shkaku i paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Evropë që ia fituan transferimin në Dortmund gjatë janarit e tani kanë ngjallur interesim edhe nga gjiganti i La Ligës, Real Madridi.

19-vjeçari i shënoi 28 gola në ndeshjet e të gjitha garave për Salzburgut gjatë pjesës së parë të sezonit para kalimit në janar në Dortmund, ku i ka shënuar edhe 12 gola të tjera në 11 ndeshje të zhvilluara.

Dhe Haaland së fundi ka zbuluar se prapa të gjitha këtyre arritjeve, frymëzimi për të ka qenë pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo.

“Ju mund ta shihni në fytyrën e Ronaldos që ai mendon “Unë jam i duhuri” dhe “Sot do të shënoj gola”. Dhe ai shkon dhe i bën pikërisht këto gjëra”, ka thënë Haaland, në një intervistë të dhënë për ESPN.

“Kjo më pëlqen më së shumti, se sa i uritur dhe i përkushtuar ai është për të pasur sukses dhe për qenë personi i duhur në çdo moment”./ Tv Malisheva

Share.