Profesori në fushën e teknologjisë, Ermal Sadiku ka bërë thirrje të rinjve që mos të përdorin shumë inteligjencën artificiale, veçanërisht atë ‘ChatGTP’, pasi siç thotë ai, fillon së humburi kreativiteti.

Sadiku në një intervistë për KosovaPress tha se personat që përdorin inteligjencën artificiale duhet të kenë kujdes të dallojnë se çfarë është mashtrim dhe çfarë jo.

Ai thekson se inteligjenca artificiale po përdoret edhe në mënyra jo të mira, pasi po e shfrytëzojnë në disa detyra që duhet të zgjedhën nga vetë personi.

Në anën tjetër, ai thotë se inteligjenca artificiale po keqpërdoret nga shumë persona. Në këtë drejtim, ai thotë se duhet pasur kujdes në përdorimin e kësaj.

Sadiku për KosovaPress tregon edhe të mirat që mund ta përfshijnë inteligjencën artificiale.

/TV Malisheva

Share.