Gjatë një karantine të detyruar shumë ish-lojtarë i janë drejtuar rrjeteve sociale për të kujtuar kohët e vjetra dhe për të folur në lidhje me situatën aktuale të futbollit italian.

Francesco Totti, bashkë me Vierin, është një nga më aktivët në këtë aspekt. Ish-kapiteni i verdhekuqve këtë herë ka pasur të ftuar drejtuesin e njohur televiziv Paolo Bonolis.

Duke folur për lojtarë të rinj dhe premtues, Totti ka pranuar se është magjepsur nga Sandro Tonali: “Për atë do të bëja gjithçka. Do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë Totti.

“Si Gerrard, De Rossi ose Lampard. Është edhe një përzierje mes Pirlos dhe Gattusos, ka gjithçka. Ka një ndryshim hapi të pabesueshëm, është i aftë teknikisht dhe me kokë, gjithmonë i kthjellët. Si në ndeshjet e rëndësishme, ashtu edhe në ato të lehtat” tha Totti./ Tv Malisheva

Share.