Një 71 vjeçar nga fshati Mushtisht i Therandës, ka humbur jetën pasi që dyshohet se ra nga një pemë me lartësi 2-3 metra.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

“Me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Therandë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informatën ka shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht, Therandë.

Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra, me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se rasti është cilësuar si “Vdekje aksidentale” dhe me  urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Share.