Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut. Arben Limani, drejtor menaxhues i AKP-së, tha që çdo vit bashkë me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizojnë aksione të tilla.

Limani tha së tashmë ky aktivitet na është bëre traditë dhe së gjatë ditës deri në 35 kolegë dhurojnë gjak për ata që kanë nevojë. Madje sipas tij, punëtorët kanë treguar vullnet që të dhurojnë gjak sa herë që kanë pasur organizime të tilla.

“Ky është një organizim i parvjetshëm i AKP-së, për çdo vit e organizojmë dhënien vullnetare të gjakut në bashkëpunim më qendrën për transfuzion të gjakut, është një aktivitet që më shumë dëshirë koleget dhe kolegët e AKP-së e bëjnë, dhe tashmë është si tradicionale për AKP-në”.

“…në fund të vitit të bëhemi bashkë dhe ta organizojmë këtë aktivitet vullnetarë, zakonisht gjatë kësaj dite rreth 25-35 kolegë dhe kolege të AKP-së dhurojnë gjak për ata që kanë nevojë dhe qendra e transfuzionit zakonisht është shumë e kënaqur me bashkëpunimin që e kemi”.

/TV Malisheva

Share.