Gjiganti anglez Manchester United do të ballafaqohet sonte me gjigantin gjerman Bayern Munih ndaj të cilit duhet ta synojë vetëm fitoren dhe njëkohësisht të shpresojë në një barazim ndërmjet Kopenhagen dhe Galatasarayt në mënyrë që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e kuq” janë në këtë situatë shumë të komplikuar pasi kanë vetëm katër pikë në vendin e fundit të grupit A, ndërsa me nga pesë pikë janë para tyre Galatasaray dhe Kopenhaga, kurse Bayerni është lider me 12 pikë, raporton KosovaPress.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Manchester United: Onana; Dalot, Varane, Maguire, Shaw; Amrabat, McTominay; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund

Bayern Munih:Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Guerreiro; Goretzka, Kimmich; Musiala, Muller, Sane; Kane

/TV Malisheva

Share.