Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve që jetojnë nën Serbi, Nevzad Lutfiun.

Në këtë takim u diskutua për shqetësimet dhe nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për padrejtësitë e mëdha dhe diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga shteti dhe institucionet qendrore e lokale të Serbisë.

“Shpreha gatishmëri që bashkërisht të kujdesemi dhe të përpiqemi për mbrojtjen e qenies sonë kombëtare, për realizimin e të drejtave që po u shkelen, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të artit, të kulturës dhe të identitetit shqiptar, si dhe për kthimin e tyre në trojet e veta”, ka shkruar Latifi.

/TV Malisheva

Share.