Një kompani gjermane që po punon me gjigantin farmaceutik të Shteteve të Bashkuara “Pfizer” ka filluar testimin e vaksinës për COVID-19 në njerëz.Kompanitë kanë bërë të ditura se me këtë produkt mund të furnizojnë me miliona të tilla deri në fund të vitit, raporton CNN, transmeton KOHA.

Pfizer ka thënë se do ta fillojë testimin eksperimental të vaksinës në Shtetet e Bashkuara brenda javës së ardhshme dhe ka bërë të ditur që vaksinat do të jenë gati për përdorim emergjent gjatë vetës.Kompania gjermane nga Mainz “BioNTech” ka raportuar se grupi i parë i personave që do t’iu jepet vaksina potenciale, BNT162, në fazën 1/2 të testit klinik.“12 pjesëmarrës janë vaksinuar me vaksinën potenciale BNT162 në Gjermani që nga fillimi i testit më 23 prill 2020”, ka shkruar kompania, transmeton KOHA.Nuk ka ndonjë informacion mbi rezultatet e deritanishme.

BioNTech ka bërë të ditur se 200 vullnetarëve të shëndetshëm nga mosha 18 në 55 vjeç do t’iu jepen doza nga 1 deri në 100 mikrogramë, në mënyrë që të zbulohet doza optimale për studimet e radhës.“Po hulumtohen edhe siguria dhe aftësia e vaksinës për të prodhuar efekt imunizues”, ka shkruar po ashtu kompania.

“Pfizer” dhe “BioNTech” synojnë të fillojnë testimin e vaksinës edhe në SHBA, ku së shpejti pritet edhe miratimi i lejes së testimit, është thënë po ashtu në komunikatën e kompanisë.Instituti Federal Gjerman për Vaksina dhe Bio-Medikamente e ka miratuar testimin, duke u bërë shteti i parë që bën testim të vaksinës kundër COVID-19 më 22 prill.

“Dy kompanitë po planifikojnë bërjen e testeve klinike për vaksinën potenciale për COVID-19 në Evropë e pastaj në SHBA, me vende të shumta hulumtimi”, ka bërë të ditur “Pfizer” në raportin e saj për çerekun e parë të vitit.Pfizer nuk është grupi i vetëm që po bën teste për vaksina të COVID-19.

Javën e kaluar, shkencëtarët e Insitutit Jenner në Universitetin e Oxfordit filluan testimin e vaksinës së tyre në njerëz gjatë të enjtes e varësisht prej rezultateve të testimeve ajo mund të jetë e gatshme në shtator. Zyrtarët thonë se mbi gjashtë programe të vaksinave janë në fazën e testeve klinike dhe mbi 80 të tilla janë në fazë paraprake./ Tv Malisheva

Share.