Stadiumi në Hajvali ka vite që ka filluar të ndërtohet, por që punimet asnjëherë nuk kishin përfunduar.

Fazën e parë të punimeve e ka kryer Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërkohë që tashmë ky stadium pritet të përfundohet nga investimet që po i kryen Federata e Futbollit e Kosovës pas fondit të lëshuar nga UEFA.

Pikërisht në ditën e punëtorëve (1 Maj) edhe kanë vazhduar punimet në këtë impiant, i cili pritet t’i shërbejë klubit të Hajvalisë, i cili është riaktivizuar më parë dhe jo vetëm.

Ky stadium do të shërbejë edhe për Shkollat e Futbollit nga kryeqyteti, si dhe priten të organizohen kampet nacionale.

Këtë të premte është vendosur edhe tapeti jeshil në terren, i cili është me bari sintetik.

Tashmë ky stadium ka marrë pamjen e dëshiruar, megjithëse pritet që të ketë ende punë në finalizimin e tyre.

Aktualisht kështu duket stadiumi në Hajvali:

Plani i Komunës së Prishtinës isht ndërtimi i një stadiumi me 17,000 ulëse dh kishte vlerën e 1.5 milionë eurove, por meqenës ai tashmë ka kaluar në pronësi të FFK-së sigurisht që pritet të ketë edhe ndryshime./ Tv Malisheva

Share.