Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe është rritur pak nga dita e djeshme.

Sipas ministrit britanik të Shëndetësisë, Matt Hanckok gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 739 persona, nga 674 vdekje që ishin regjistruar dje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 27 510.

“Siç ishte premtuar, Britania e Madhe ka arritur, madje tejkaluar, objektivin e 100 000 testeve në ditë deri në fund të prillit”, tha Hanckok.

“Janë kryer 122 347 teste në të gjithë vendin. Një rezultat i jashtëzakonshëm”, komentoi Hancock/TVMalisheva

Share.